Java e 14-t, Partizani-Kukësi të Hënën

Futboll

Java e 14-t, Partizani-Kukësi të Hënën

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 22:20
ilustrim

Java e 14-t e kategorisë Superiore do të luhet në 2 ditë, të Dielën dhe të Hënën. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e ruandit të ardhshëm teksa 3 sfida do të luhen të Dielën e 4 Dhjetorit ndërsa 2 takimet e fundit që do të mbyllin javën do të zhvillohen të Hënën në orën 18. Raundi i 14-t do të nisë me sfidën e Kurbinit, Laci-Luftëtari. Bardhezinjtë e Ramadan Ndreut presin në shtëpi gjirokastritët e Mladen Milinkovic në një sfidë të drejtëpërdrejtë në garën për mbijetesë. E Diela e Superiores do të ndizet me dy ndeshjet e orës 17. Në Loro Borici në Shkodër, Vllaznia pret Skënderbeun me objektvin për tu vendosur një tjetër stërkëmbësh kampionëve në garën për titull. Skuadra e Cungut vjen nga një moment i shkëlqyer forme dhe për Skënderbeun e Andrea Agostinellit, misioni për të marrë tre pikët ndaj kuqebluve nuk do të jetë aspak i thjeshtë.

Në Selman Stërmasi po në orën 17, do të vendosen përballë njëra-tjetrës dy skuadrat që mbyllin renditjen, Korabi dhe Teuta në një duel që mund të përcaktojë se cili prej këtyre dy formacioneve është në krizë më të thellë. Java e 14-t do të mbyllet të Hënën me dy ndeshjet më të forta të këtij ruandi. Në orën 18, në Vlorë, Flamurtari pret Tiranën. Një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat, me barazimin që  ndoshta nuk do ti bënte punë asnjërës. Supersfida e javës 14-t do të luhet në Elbasan Arena. Në një sfidë direkte në garën për titull, Partizani pret Kukësin kryesues me të Kuqtë që do të kërkojnë të marrin hak në një farë mënyrë për atë disfatë të fazës së parë që ishte e para për Partizanin në këtë sezon. Kukësi në krahun tjetër do të kënaqej edhe me një barazim, pasi skuadra e Ernest Gjokës do të ruante pathyeshmërinë në kampionat edhe pas javës së 14-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat