Higuain i kunderpergjigjet kritikave

Futboll

Higuain i kunderpergjigjet kritikave

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 22:20
Higuain

“Thuhen shumë gjëra, por pastaj kur bën gol gjithcka kalon”. Gonzalo Higuain u përgjigjet kritikëve ndërsa flet për momentin e tij dhe atë të Juventusit. Sulmuesi është vënën nën akuzë për mungesën e golit në këto ndeshjet e fundit, por vetë Higuain është i sigurt në forcat e tij dhe e ka përgjigjen gati.

“Kritikët? Le të flasin. Nëna më hotë se me 36 gola në 35 ndeshje vitin e kaluar i mësova keq të gjithë dhe tani nëse nuk shënoj për 4 ndeshje konsiderohet një katastrofë. Sidoqoftë e gjitha kjo më bën mirë, pasi është një motiv për të dhënë akoma më tepër”.

Për të kujtuar se kritikat shpesh rezultojnë të pabazuara, Higauin i rikthehet edhe një herë atyre që ndodhën gjatë verës, kur të gjithë ishin kundër tij duke i vënë në dukje se ishte parqaituar te Juventusi mbipeshë.

“Kam shënuar më shumë se 300 gola në karrierë dhe goli i parë me Juventusin nuk ishte një motiv për tu cliruar. Por gjithsesi ishte një verë e vështirë. Më “masakruan”, thanë që isha në gjendje të keqe dhe shumë gjëra të tjera. Pastaj hyra në lojë, shënova dhe për të gjithë isha në formë të shkëlqyer. Këtë ndonjëherë nuk e kuptoj fare”.

Për sa i përket disfatës së fundit në Genoa Higuain u shpreh se një skuadër si Juventusi nuk mund të pësojë 3 gola në gjysmë ore lojë, ndërsa rrëfeu edhe një detaj interesant në lidhje me fëmijërinë e tij.

“Kur isha 10 muajsh kalova meningjitin. Nuk më kanë treguar gjithcka por ishte dicka e rëndë. Falë mjekëve dhe familjes ja kam dalë”.

Në fund Higuain përgënjeshtroi dhe zërat se ishte kërcënuar para pak ditësh dhe ishte dteyruar të lëvizte me një eskortë sigurie,  duke siguruar se asnjë nga të dyja nuk ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat