Napoli, Hysaj rrezikon sfidën me Interin

Futboll

Napoli, Hysaj rrezikon sfidën me Interin

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 22:21
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj rrezikon të mos jetë në sfidën e kësaj jave të Serisë A kundër Interit. Mbrojtësi shqiptar është dëmtuar në ndeshjen e fundit me Sassuolon dhe pavarësisht se po përkushtohet që të jetë i gatshëm për sfidën me zikaltërit është në dyshim për t’u aktivizuar nga Sarri në ndeshjen e kësaj të premteje. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi, i cili për një radio italiane bëri të ditur se goditja e marrë në ndeshjen me Sasuolon ishte e ashpër dhe kora e riaftësimit është e shkurtër ndaj vështirë se mund t’ja dalë mbanë për të qenë në fushë nga minuta e parë.

Hysaj në fakt ishte në dyshim dhe për ndeshjen e së hënës me Sassuolon, madje u tha se ai nuk do të ishte i gatshëm për atë takim por Hysaj, jo vetëm që u aktivizua por ishte dhe titullar gjithashtu. Ndaj një riaftësim i mundshëm i tij nuk është për t’u përjashtuar dhe pse menaxheri i mbrojtësi kuqezi ka pranuar se aktivizimi i tij do të jetë i vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat