OSHEE: K.F Tirana nuk mori masa shtesë në rast defekti

Futboll

OSHEE: K.F Tirana nuk mori masa shtesë në rast defekti

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 23:04
OSHEE

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron shkaqet që shkaktuan “black out” në minutën e 63 të derbit Tirana-Partizani. Nëpërmjet një komunikate, OSHEE thekson se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë për shkak të një kontakti në çelësin kryesor të transformatorit të fuqisë, duke lënë në errësirë edhe një pjesë të madhe të qëndrës së Tiranës. Në vijim të komunikatës, OSHEE tregohet e kujdesshme të sqarojë se në këtë rast, drejtuesit e stadiumit janë bërë me dije se për këtë rast nevojitej marrja e masave shtesë siç është lidhja me linja të tjera apo vendosja e një gjeneratori për të përballuar momente të tilla.

“Në rastin e ndeshjes se futbollit, OSHEE shpreh keqardhje për situatën e krijuar, por sqaron se nga ana e organizatorëve nuk ka marrë asnjë njoftim për suport shtesë me energji elektrike. Prej muajit Korrik kur stadiumi kaloi në administrim privat, OSHEE nuk eshte njoftuar për asnjë masë shtese”, nënvizohet në komunikatë. Një deklatë që e lë topin në portën e drejtuesve të Klubit të Tiranës, pasi OSHEE thekson qartësisht se për këtë eveniment, nuk ka pasur asnjë kontakt nga zyrtarët e klubit kryeqytetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat