Berisha shënon në Australi, Melbourne i pamposhtur

Futboll

Berisha shënon në Australi, Melbourne i pamposhtur

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 11:52
Besart Berisha

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, dëshmon formën e tij në elitën e futbollit australian. Berisha shënoi për kampionin në fuqi, Melbourne Victory, e cila barazoi 1:1 me Perth Glory-n, në ndeshjen e javës së 8-të. Mysafirët u treguan të papërshtatshëm dhe të parët udhëhoqën kur Keogh shënoi për 0:1 në minutën e 17-të. Vendasit shtojnë presionin ndaj rivalit dhe rezultoi me barazim në minutën e 41-të. Rojas për mrekulli asistoi dhe Berisha me dinakërinë e tij tund portën e mysafirëve, 1:1.  Për Berishën është goli i pestë gjatë këtij edicionit. Melbourne Victory renditet në vend të tretë me 14 pikë, dy më tepër se Perth dy pozita më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat