Kupa e Amerikës Latine për Chapecoensen

Futboll

Kupa e Amerikës Latine për Chapecoensen

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 12:41
Kupa i dorëzohet ekipit brazilian

Në pritje që Federata Amerikanolatine e Futbollit të zyrtarizojë vendimin për t’i dhënë trofeun klubit që u shua në tragjedinë ajrore të Medelinit, ekipi Indipendiente Sata Fe, kampioni në fuqi i veprimtarisë, i ka dorëzuar trofeun e fituar në sezonin e shkuar drejtuesve të mbetur të klubit brazilian.

Ndërkohë Federata Amerikano-Jugore ka miratuar kërkesën e Atletico Nacional për t’ia dhënë trofeun e Copa Sudamericana skuadrës së Chapecoenses. 

Federata Amerikano-Jugore e ka pranuar në parim kërkesën, ndërsa kupa do të dorëzohet zyrtarisht pas mbledhjes së Këshillit Drejtues në 21 dhjetor, shkruan Shqip.

Klubi nga Medelin ka bërë me dije publikisht se do ta luajë finalen por do të humbasë në fushën e lojës. 

Në çdo rast, trofeu do të shkojë në shtëpinë e skuadrës braziliane dhe kjo garanton më shumë të ardhura për klubin momentalisht në krizë pasi sezonin e ardhshëm, Chapecoense do të marrë pjesë ne Kupën Libertarores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat