Mourinho bën gati blerje të mëdha në janar

Futboll

Mourinho bën gati blerje të mëdha në janar

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:47
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka marrë lejen nga drejtuesit e klubit që të sjell përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo dëshirë trajnerit Mourinho për lojtarët që ai kërkon për të krijuar një skuadër më të fortë.

Ndonëse gjatë verës ‘Djajtë e Kuq’ kanë shpenzuar më shumë se 150 milionë funte, duke transferuar futbollistë si Paul Pogba, Eric Bailly dhe Henrikh Mkhitaryan, rezultatet nuk kanë qenë ato që janë pritur.

Sipas Daily Record, Mourinho i ka kërkuar drejtorit sportiv Ed Woodward, që t’i sjellë në skuadër një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës krahu dhe kjo kërkesë e tij pritet të plotësohet.

Lëndimet e Baillyt dhe Smalling kanë shtyrë ‘The Special One’, që të vihet në kërkim të një mbrojtësi dhe Woodward ka nisur tashmë punën për të gjetur një lojtar të duhur për portugezin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat