Ozil: Kemi nevojë për më shumë fat

Futboll

Ozil: Kemi nevojë për më shumë fat

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:07
Ozil

Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil, është optimist se me Arsenalin mund ta fitojnë titullin në Champions Leagues. Sipas tij, iu mungon edhe fati sportiv në disa ndeshje, megjithatë ‘Topçinjtë’ i sheh të fortë. “Mendoj se neve na ka munguar fati. Por, ne besojmë se tani mund të shkojmë tutje. Unë shpresoj që do ta fitojmë Champions Leaguen me Arsenalin, unë mendoj se ne kemi një ekip që mund të bëjë këtë. Kemi nevojë për më shumë fat”, thotë Ozil. Skuadra e Arsenalit renditet në vend të katërt me 28 pikë, tri më pak se kryesuesi i Premier Leagues, Chelseat. Arsenali nesër (18.30) do të luajë si mysafirë i West Ham-it, në ndeshjen e javës së 14-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat