Sulejman Starova: Na mungoi vetëm goli

Futboll

Sulejman Starova: Na mungoi vetëm goli

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:41
Sulejman Starova

Pas 30 minutave te luajtura ne mesdite ne derbin e kryeqytetit, trajneri i Partizanit u shpreh i kenaqur me lojen e te tijve.

“Sot u bë një loje perfekte ato minuta që u luajtën ishin perfekte nga ana e skuadrës sime, por qershia mbi tortë do të ishte goli që do të na jepte fitoren. Loja më kënaq por kemi lënë dy pikë, edhe pse në një ndeshje derbi duhet të kënaqesh  dhe me lojën pasi barazimi në një sfidë të tillë është i pranueshëm. Rezultati 0-0 nuk është i bukur për tu parë por ka edhe anën tjetër të medaljes sepse nëse në një ndeshje përfundon në barazim 2-2 mund të gjesh edhe shumë gabime.Shohim që në shumë sfida të forta në Europë që përfundojnë në barazime pa gola. Me mua në drejtim Partizani ka barazuar në shumë sfida të forta, por e rëndësishme është që kemi fituar pikë të rëndësishme duke ngushtuar diferencat në klasifikim me rivalët për titull”.

Lorenc Trashi

” Partizani i mbrëmshëm me këtë të sotmin ndryshonte nga moduli i lojës sot kishim një skemë ndryshe. Vetëm në 20 minutat e para të sfidës që u zhvillua dje na vuri në vështirësi kundërshtari, sepse më pas ne dolëm në lojën tonë. Derbi nuk prodhon gola sepse të dyja ekipet mbrohen shumë mirë. Ndaj Kukësit do të kemi një skemë tjetër dhe të kërkojmë fitoren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat