Zidane: Jam i lumtur me pikë që e morëm

Futboll

Zidane: Jam i lumtur me pikë që e morëm

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 18:42
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është deklaruar i kënaqur që Real Madridi mori një pikë në ‘Camp Nou’ kundër Barcelonës.

Francezi thotë se ishte një ndeshje  e bukur, por skuadrës së tij i mungoi fati në pjesën e parë.

“Ishte një ndeshje e bukur. Ne besuam deri në fund. Jam i lumtur që morëm një pikë”, deklaroi fillimisht Zidane.

“Na mungoi fati në pjesën e parë dhe nuk shënuam”.

“Gjashtë pikë përpara në tabelë nuk janë asgjë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka shtuar trajneri i Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat