Hap fals i Atl. Madrid, Sevilla “ko”

Futboll

Hap fals i Atl. Madrid, Sevilla “ko”

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:31
ilustrim

Në La Liga Atletico e Madridit vazhdon të vuajë. Los Colchoneros barazuan 0-0 ndaj Espanyolit në Vicente Calderon duke humbur kështu një mundësi ideale për të rikuperuar 2 pikë në klasifikim kundrejt Realit të Madridit kryeson dhe Barcelonës së vendit të dytë. Edhe pse krijoi shumë volum lojë skuadra e Diego Simeones shpërdoroi shumë para porte dhe në disa momente rrezikoi edhe të ndëshkohej nga Espanyoli. Një barazim 0-0 që e la në vendnumëro, Atleticon e Madridit.

Nuk arriti të ngjitej dot në vendin e 2-të qoftë edhe për 1 javë Sevilla. Në Los Carmenes në Andaluzi skuadra e Jorge Sampaolit me mendjen te takimi ndaj Lyonit në Champions u mposht me rezultatin 2-1 nga Granada. Për të regjistruar fitoren e parë në këtë sezon të La Ligas, Granada realizoi fillimisht me Pereiran dhe më pas me Lomban. Goli i francezit Ben Yedder në fund me 11-metërsh i vlejti thjeshtë për stastika Sevillas.
Vazhdon të mos fitojë edhe Villareali që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfetën ndaj Leganes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat