Enrique: Messi dhe Neymar mund ta kishin mbyllur ndeshjen

Futboll

Enrique: Messi dhe Neymar mund ta kishin mbyllur ndeshjen

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 16:07
Enrique

Barcelonës fitoren ia mohoi mbrojtësi Sergio Ramos në çastet e fundit. Derbi i madh në mes Barcelonës dhe Real Madridit përfundoi me rezultat baras (1:1). Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, gjithsesi se është i mërzitur për barazimin, për faktin se lë pas skuadrën e tij për 6 pikë nga lideri Real Madrid. “Ishim duke zotëruar topin pas rezultatit 1:0, por vuajtëm nga goditjet standarde. Gabuam shumë raste përpara portës së Realit. Messi dhe Neymar mund ta kishin mbyllur ndeshjen, por ishte e pamundur. Më pas, patëm vështirësi në faullet që Reali fitoi. Duhej të ishim treguar më të saktë dhe të mos e humbnim përqendrimin në minutat finale. Në të ardhmen e kemi për detyrë që të mbledhim sa më shumë pikë në shtëpi. Nuk mund të na ikin nga duart ndeshje të tilla. U thashë futbollistëve 100 herë që të mos bënin faulle në zona të rrezikshme”, tha Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat