Verratti: Barcelona e Reali do të “dështonin” në Francë

Futboll

Verratti: Barcelona e Reali do të “dështonin” në Francë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 09:02
Ilustrim

“Barcelona e Real Madrid nuk do t’i shënonin nga pesë gola në një ndeshje në Francë”, kështu mendon Verratti

Mesfushori i Paris Saint Germain, Marco Verratti, mendon se liga e Francës është më e vështirë se ajo e Spanjës.

Italiani mendon se Barcelona dhe Real Madrid nuk do të shënonin nga pesë gola në një ndeshje nëse do të garonin në Lgue 1, që sipas tij është më e fortë se La Liga, shkruan Gazeta Express.

“Mendoj se në Spanjë është shumë e lehtë që të shënosh katër apo pesë gola, këtë e bëjnë pothuajse çdo ndeshje Real Madridi e Barcelona. Por, në Francë jam i sigurt se nuk do të shënonin kaq shumë gola – sidomos jashtë shtëpisë”, ka deklaruar Verratti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat