Liga e Kampioneve: Dortmund…vetëm një gol larg rekordit të 20 golave në fazën e grupeve

Futboll

Liga e Kampioneve: Dortmund…vetëm një gol larg rekordit të 20 golave në fazën e grupeve

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:12
Borussia Dortmund

Borussia Dortmund nuk i duhet vecse nje gol ne ndeshjen e Liges se Kampioneve ndaj Real Madridit te merkuren per te barazuar rekordin e 20 golave te shenuara ne fazen e grupeve ne gjashte ndeshje.

Shoket e Ousmane Dembélé kane shenuar 19 gola ne pese ndeshje, 14 prej te cileve ndaj Legia Varshava, 6-0 et 8-4!

Rekordi i golave ne fazen e grupeve mbahet nga tre ekipe: Manchester United, Real Madrid dhe FC Barcelona.

Ndeshja Real-Dortmund do te jete vendimtare per te percaktuar vendin e pare ne grupin F. Gjermanet, qe jane dy pike para Realit, do te zene vendin e pare edhe ne rast te nje ndeshje barazim.

Te dy ekipet kane barazuar 2-2 ne ndeshjen e pare ne shtator ne Dortmund. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat