Shtyhet ndeshja Valencia-Real Madrid

Futboll

Shtyhet ndeshja Valencia-Real Madrid

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:44
Foto arkiv

Real Madrid nuk do ta zhvillojë ndeshjen e 18 dhjetorit në kuadër të La Ligas spanjolle.

E gjithë kjo pasi që skuadra kampione e Evropës për klube do të udhëtojë për në Tokio, ku do të marr pjesë në kupën e botës për klube.

Kështu së paku ka bërë të ditur klubi madrilen përmes një mesazhi në ueb-faqen zyrtare të ekipit.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet brenda këtij viti, por në një datë të ndryshme që do të përcaktohet gjatë ditëve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat