Shaqiri dhuron donacionin e Coca-Cola-s për një spital të fëmijëve

Futboll

Shaqiri dhuron donacionin e Coca-Cola-s për një spital të fëmijëve

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 23:22
Xherdan Shaqiri, dje ka dhuruar një donacion prej 5000 frangash për një spital të fëmijëve në Cyrih

Talenti shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, dje ka dhuruar një donacion prej 5000 frangash për një spital të fëmijëve në Cyrih, të cilin e ka ndarë Coca-Cola në Zvicër.

Shaqiri ka postuar një foto në Facebook duke e dhuruar çekun e donacionit, të cilin ua jep disa femiëjve.

“Ishte një nder për mua të jap këtë donacion dje”, ka shkruar Shaqa. 

Shaqiri është imazhi i marketingut të Coca-Cola-s në Zvicër dhe të dielën ishte në Cyrih për të prezantuar këtë brend botëror të pijeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat