Granit Xhaka mohon akuzat: Besoj në potencialin tim

Futboll

Granit Xhaka mohon akuzat: Besoj në potencialin tim

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 08:46
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka folur rreth ngecjes, siç e quajtën mediat britanike, pas transferimit në Arsenalit.

Mesfushori shqiptar ka pohuar se kjo është normale pasi që ka të bëjë me ndërrimin e ambientit dhe çdo gjë tjetër.

“Kjo është normale kur vini në një klub dhe shtet të ri”, tha zvicerani.

“Ju duhet të mësoni gjuhën, filozofinë e ekipit, skuadrën dhe trajnerin. Por unë ndjehem shumë i lumtur dhe rehat këtu dhe besoj në potencialin që kam. Në futboll ju duhet vetëm ta zhvilloni veten”, tha Xhaka gjatë konferencës për shtyp.

Arsenal sonte do të takohen në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve me Baselin, ndërsa për shqiptarin është një emocion i veçantë rikthimi në ‘St,Jakob Park’, pasi këtu ka filluar karrierën si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat