Para 33 vjetësh, kështu e uli kokën klubi famëkeq serb para shqiptarëve

Futboll

Para 33 vjetësh, kështu e uli kokën klubi famëkeq serb para shqiptarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:18
Pamje nga ndeshja e vitit 1983, C. Zvezda-Prishtina

Një fotografi sa një mijë fjalë.  Historia nuk harrohet! Një fitore e klubit me renome Prishtina me rezultat 3:1, para 33 vjetësh (1983) dridhi tërë Serbinë. Gjenerata e artë e asaj periudhe, bëri sensacionin. Prishtina shënoi fitore në midis ‘Marakanës’ në Beograd ndaj klubit famëkeq serb, Cërvena Zvezdës. Klubi serb mbahet mend si klubi me antishqiptar! Zvezda është klubi që kurrë në petkun e tyre nuk ka pasur shqiptarë. Prishtina e asaj periudhe ia bëri mat dhe i mposhti. Në fotografi shihen lojtarët e Zvezdës me kokë ulur dhe të hutuar para futbollistëve të Prishtinës. Ndërkaq, Agim Cana me shokë feston golin e barazimit dhe në fund edhe fitoren me 3:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat