Bayerni fitoi me golin e Lewandowskit

Futboll

Bayerni fitoi me golin e Lewandowskit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:51
Robert Lewandowski

Bayern Munihu dhe Atletico Madridi luajtën me komoditet, sepse si njëra palë po ashtu edhe tjetra më herët e kishin siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Champions League. Bayerni shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj ekipit nga Madridi.

Në minutën e 28-të, futbollisti Robert Lewandowski nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra shënoi gol të bukur dhe për fitoren e bavarezëve.

Atletico Madridi përfundoi në vend të parë me 15 pikë, tri me tepër se Bayerni. Atletico e Bayerni kualifikohen në të tetën e finales së Champions League, kurse Rostov në atë të Europa League.

Grupi D Bayern-Atletico 1:0 PSV-Rostov 0:0

Tabela

1. Atl. Madrid 6 5 0 1 7:2 15
2. Bayern 6 4 0 2 14:6 12
3. Rostov 6 1 2 3 6:12 5
4. PSV 6 0 2 4 4:11 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat