Milan, shitja te kinezët shtyhet për në Mars

Futboll

Milan, shitja te kinezët shtyhet për në Mars

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:21
ilustrim

Tashmë është zyrtare, shitja e aksioneve të Milanit shtyhet për të disatën herë. Gjatë muajve të fundit ishte folur për zyrtarizimin e marrëveshjes me kinezët e “Sino Europe Sports” në 13 Dhjetor por tashmë ka një datë të re, 3 Marsi i vitit 2017. Dy vjet nga nisja e bisedimeve kjo histori po shtyhet vazhdimisht duke u kthyer në një telenovelë të vërtetë sepse fodi kinez ka nevojë për kohë që të arrijë të grumbullojë të gjithë shumën e kërkuar nga Silvio Berlusconi.  Fillimisht, kërkohet që pronarët e rinj të derdhin një kapar prej 100 milionë Eurosh pas 100 të tjerave që janë derdhur fillimisht për firmën paraprake që u siglua në datën 5 Gusht. Në parim, pronari i Fininvest ka rënë dakort që të shesë 99.93 % të aksioneve për 520 milionë. Por çfarë do të ndodhë deri në Mars? Merkatoja e Janarit është shumë pranë dhe Milani duhet të mendojë për të forcuar sa më shumë ekipin aktual që është në garë për një vend në Champions League. Berlusconi nuk ka ndërmend të bëjë investime të rëndësishme në merkato dhe paratë në arkën e klubit mungojnë. Lëvizjet e pakta në merkato do të jenë të detyruara nga shitjet që do të bëjë klubi. Në këtë mënyrë, Milani vazhdon të mbetet në një udhekryq të rrezikshëm dhe në rast se drejtuesit aktuale nuk do ta zgjidhin problemin as në muajin Mars, atëherë  për kuqezinjtë mund të jetë fillimi i një tjetër cikli krizash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat