Porto demolon Leicester Cityn

Futboll

Porto demolon Leicester Cityn

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:53
Porto

Skuadra portugeze, Leicester City, në xhiron e fundit e siguroi kualifkimin në të tetën e finales së Champions League. Porto me lojë e rezultat e demoloi me rezultat 5:0 kampionin e Anglisë, Leicester Cityn. Kjo ishte humbja e parë për Leicester Cityn, megjithatë përfundoi në vend të parë me 13 pikë në grupin G, dy më tepër se Porto në pozitën e dytë. Golat i shënuan: Silva (6’ e 64’-nga penalltia), Corona (26’), Brahimi (44’) e Jota (77’). Copenhagen me gjithë fitoren në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Club Brugge, kjo fare nuk kishte vlerë, sepse nuk arritën të zënë pozitën e dytë.Copenhagen përfundoi në vend të tretë me 9 pikë dhe do të garojë në Europa League, ndërsa Leicester City e Porto kualifikohen në të tetën e finales së Championsit.

Grupi G

Porto-Leicester 5:0

Club Brugge-Copenhagen 0:2

Tabela

1. Leicester 6 4 1 1 7:6 13

2. Porto 6 3 2 1 9:3 11

3. Copenhagen 6 2 3 1 7:2 9

4. Club Brugge 6 0 0 6 2:14 0
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat