Partizani, llogari FSHF për arbitrat

Futboll

Partizani, llogari FSHF për arbitrat

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 00:44
Partizani

Partizani denoncon persekutimin qe po i behet klubit te kuq nga vendimet e padrejta te arbitrave. Nje dite pas ndeshjes me Kukesin klubi i kuq ka dale me nje deklarate me tone te forta te shoqeruara nga pamjet filmike qe kushtezuan ndeshjen me verilindoret ne dem te Partizanit. 15 here kampionet ftojne jo pa ironi Lorenc Jeminin qe te beje moviolen e kesaj ndeshjeje duke kujtuar precedentin me Enea Jorgjin ne lidhje me ndeshjen e para pak javeve me Skenderbeun. Per ndeshjen me Kukesin rastet e kontestuara nisin me ate me flagrantin, golin e anulluar padrejtesisht te Ekuban por jo vetem, pasi Partizani kerkon shpjegim per kartonat e munguar te Shametit, faullat e munguar në rastet e Trashit apo Bardhit gjë që nuk ndodhnin në rastet e kundërshtarëve.

Kartonin e dytë të verdhë të Allës qe do te shnderrohej ne te kuq duke sjelle edhe perjashtimin e tij kur duheshin edhe 30 minuta që të përfundonte ndeshja, Goditjet e këmbëve të Trashit dhe Azubel si mund të cilësohen nga moviolistët që të tilla goditje na i kanë servirur si 11-metërsha javëve të kaluara, Shtyrjen e Ekuban apo qoftë edhe të Pejic Brenda zones duke kerkuar shpjegim se si mund te cilesohen. Partizani i vendosur ne qendrimin e tij i kerkon FSHF te sqarojë në mënyrë institucionale përse këto raste të diskutueshme në ndeshjet ndaj rivalëve direkt janë në dëm të FK Partizanit. Klubi kujton se eshte i detyruar te reagoje pasi nuk behet fjale per nje rast te vetem por e konsideron ate ndaj Kukesit si  “denimi” i radhes qe uniformat e zeza, po nxijne mbi lodhjen dhe meriten e futbollisteve te Partizanit ndersa thekson se prej 14 javeve, te pakten pese prej tyre jane vendosur nga gabimet e arbitrave ne dem te Partizanit. 15 here kampionet marrin ne kete menyre flamurin e luftes kunder rezultateve te telekomanduara nga arbitrat, si dhe kujton se:

Nëse këto veprime lidhen me mendimet dhe opinionet e shprehura haptazi dhe publikisht nga presidenti Gaz Demi, që nuk i shkojnë për shtat institucionit të futbollit,  garanton se emri i FK Partizanit nuk mund të përdhoset në këtë mënyrë. Klubi legjendar garanton se edhe pse i vetem ai e ka marre kete rruge per te ndihmuar qe te mos cenohet futbolli shqiptar. I forte ne qendrimin dhe bindjet e tij si legjende e futbollit shqiptar dhe nje nder klubet me te orgabizuara ne vend Partizani thekson se nuk do të bëhet kurre per asnjë arsye vegel e askujt dhe do te luftoje per nje futboll te shendetshem ne  Shqipëri.  Ne kete beteje te nisur Partizani mbetet ne pritje të një reagimi zyrtar nga FSHF-ja, Departamentit të Garave, Sektorit të Arbitrave, apo ndonjë Komisioni Tekniko Gjykues duke i kerkuar transparence  institucionit që ka marrë përsipër të zhvillojë një garë futbolli të ndershme ne vendin tone.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat