Mëkat që na iku edhe Manxholli!

Futboll

Mëkat që na iku edhe Manxholli!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 10:51
Enis Manxholli

Pas mesfushori Samir Sahiti, edhe portieri me përvojë Enis Manxholli largohet nga Trepça e Mitrovicës. Skuadra e futbollit me renome mbetet pa lojtarë të rëndësishëm dhe sigurisht se do të shikojë të gjitha mundësitë që t’i mbulojë këto zbrazëti. “Enis Manxholli me nuk do të jetë pjesë e KF Trepça. Manxholli njëri ndër më meritorët për rikthimin e skuadrës tonë në Superligë, më nuk do t’i mbrojë ngjyrat e klubit tonë. Ai falënderon të gjithë për gjithçka çfarë kanë bërë për të dhe për respektin e treguar ndaj tij. Është mëkat që një portier, një lojtar, një shpirt skuadre që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës tonë”, thuhet nga KF Trepça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat