Mourinho më në fund lavdëron Mkhitaryanin

Futboll

Mourinho më në fund lavdëron Mkhitaryanin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 09:32
Henrikh Mkhitaryan e Ibrahimovic

Jose Mourinho ka thurë lavde për Henrikh Mkhitaryan.

Mesfushori armen ka rigjetur vetën me fanellën e ‘Djajve të Kuq’, duke zhvilluar ndeshje të mëdha në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës, aty ku shënoi edhe golin e para ndaj Zoryas.

“Ai ka mentalitet të fortë. Ishte shumë i vendosur për të luftuar kundër përshtatjes së tij të vështirë dhe ai e bëri atë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Mourinho për mediat angleze.

“Ai ka punuar vërtetë shumë fizikisht, faktikisht, pasi talent ne e dimë se është – për atë edhe e kishim blerë”.

“Ai luftoi për tu përmirësuar dhe tani është duke luajtur mirë në Ligën Premier, Ligën e Evropës dhe Kupën EFL, dhe tani evoluon pak më shumë lumturi për të, kështu që unë jam shumë i kënaqur”, përfundoi portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat