Watzke: Me Perezin nuk diskutuam për Aubameyangin

Futboll

Watzke: Me Perezin nuk diskutuam për Aubameyangin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 23:09
Abumeyang

Mediat spanjolle raportuan se në sfidën e Ligës së Kampionëve, ku përballën Real Madrid-Borussias Dortmund në “Santiago Bernabeu”, është arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit, Abumeyang.

Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë drejtori ekzekutiv i klubit, Hans-Joachim Watzke, pasi deklaroi se në takim me Perezin nuk është diskutuar për asnjë lojtar të tyre.

“Është e vërtetë që kam drekuar me Florentino Perezin dhe qëndruam së bashku në stadium”, tha ai për Bild.

“Por, nuk kemi diskutuar asnjë sekondë për lojtar të Borussia Dortmund. Nuk ka asnjë marrëveshje”, ka thënë Watzke.

Kujtojmë se Real Madridi barazoi në Bernabeu ndaj Dortmundit 2 me 2, ndeshje kjo vetëm për prestigj pasi të dy skuadrat e kanë kaluar gurpin në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat