I mbijetuari nga aksidenti tragjik zgjohet nga koma, pyet kush e fitoi finalen

Futboll

I mbijetuari nga aksidenti tragjik zgjohet nga koma, pyet kush e fitoi finalen

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 09:59
Ilustrim

Helio Neto, një nga tre futbollistët e Chapecoense i mbijetuan aksidentit ajror, pasi është zgjuar nga koma, ka pyetur se pse ndodhej në spital i mbuluar nga plagët dhe se si kishte mbaruar ndeshja me Atletico Nacional

Mediat e huaja raportojnë se Helio Neto nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur dhe sipas mjekut të klubit, lojtari vazhdon të mos dijë asgjë për atë tragjedi që ndodhi në Kolumbi dhe se momentalisht nuk do t’i tregojnë për të mos përkeqësuar situatën.

“Psikologu na ka rekomanduar që të mos i themi asgjë për të shmangur një tronditje emocionale, që mund të dëmtojë rehabilitimin e tij”, ka shpjeguar doktori.

“48 orët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme, por janë regjistruar disa përmirësime”, shtoi mjeku i klubit të Chapecoense.

Ajo finale nuk do të luhet kurrë, pasi Atletico Nacional ka vendosur që t’ia dhurojë Kupën skuadrës së Chapecoense, që tani do të ndërtojnë skuadrën dhe do të marrin pjesë në Kupën Libertadores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat