Kinezët i ofrojnë pagë marramendëse Rooney-it

Futboll

Kinezët i ofrojnë pagë marramendëse Rooney-it

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 00:00
Wayne Rooney

Nëse mendoni se kinezët e kanë ekzagjeruar me transferimin e Ockar dhe Tevez në Kinë duke u vënë rroga të çmendura, pritni derisa të dëgjoni se çfarë janë të gatshëm të bëjnë ata për të siguruar Wayne Rooneyn.

Dy ditë më parë, Oscar u transferua nga Chelsea te Shanghai Shinhua, ku do të përfitojë 417 mijë euro në javë. Por aziatikët tashmë kërkojnë Runin dhe janë gati t’i paguajnë dyfishin e kësaj shume.

Sipas “Mirror”, sulmuesi i Anglisë ka marrë dy oferta të njëpasnjëshme nga klubet kineze të Guangzhou Evergrande dhe Beijing Guoan.

Nëse i thotë “po” cilitdo prej tyre, do të fitojë 800 mijë euro në javë, ose më shumë se 42 milionë euro në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat