Etrit Berisha nuk e feston Vitin e Ri, ja pse

Futboll

Etrit Berisha nuk e feston Vitin e Ri, ja pse

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 22:08
Etrit Berisha

Etrit Berisha synon që të kthehet sa më parë në fushën e lojës me skuadrën e Atantës pas operacionit në menisk të cilit iu nënshtrua në fillimin e muajit dhjetor.

Parashikohej që portieri i përfaqësueses shqiptare të fillonte stërvitjen rregullisht vetëm në ditët e para të vitit 2017 dhe të kthehej në fushë në javën e fundit të janarit.

Por gardiani është shfaqur që sot në fushën stërvitore të Atalantës, në stërvitjen e parë pas pushimeve që klubi u kishte dhënë lojtarëve për Krishtlindje. Sipas informacionit të publikuar nga Atalanta, Berisha ka filluar që sot programin e veçantë të rehabilitimit, pasi më përpara duhet të forcojë muskulaturën pas operacionit në menisk.

Ai pritet që për rreth dy javë të kryejë përgatitje të karakterit fizik, para se t’i kthehet punës së rregullt me stafin e përgatitjes së portierëve të Atalantës. Berisha parashikohet të jetë titullar edhe në pjesën e dytë të sezonit, pasi Atalanta ka vendosur ta mbajë atë.

Lojtari do të blihet përfundimisht nga Lacio, klub me të cilin po negociohet vlera e kartonit të tij, para se t’i ofrohet një kontratë afatgjatë për 4 apo 5 sezone.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat