Flamurtari e do Antonio Cassanon!

Futboll

Flamurtari e do Antonio Cassanon!

Më: 5 janar 2017 Në ora: 15:22
Antonio Cassano

Disa javë më parë, administratori Sinan Idrizi premtoi afrimin e një lojtari të nivelit botëror te Flamurtari në afatin kalimtar të janarit.

“Panorama Sport” mëson se mes dëshirave të mëdha të vlonjatëve është edhe Antonio Cassano. 34-vjeçari është pjesë e Sampdorisë, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellat e ekipeve si Bari, Roma, Real Madrid, Milan, Inter e Parma.

I pyetur për një afrim të mundshëm të italianit në Vlorë, Idrizi as nuk e ka pohuar as nuk e ka mohuar një lëvizje të tillë.

Cassano ka marrë oferta nga disa klube të Serisë B, por deri tani nuk e ka bindur asnjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat