Zyrtare: Mikel transferohet në Kinë

Futboll

Zyrtare: Mikel transferohet në Kinë

Më: 5 janar 2017 Në ora: 22:52
John Obi Mikel

Chelsea po bashkëpunon mirë me klubet kineze sa i përket futbollistëve të saj.

Pak ditë më parë shiti brazilianin Oscar për një shumë të lartë mbi 70 milionë euro, tani londinezët kanë zyrtarizuar edhe një largim.

Mesfushori nigerian, John Obi Mikel që iu bashkua kampionatit kinez duke u transferuar tek skuadra Tianjin TEDA.

Mikel ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin kinez.

Reprezentuesi i Nigerisë, do të fitojë 7,2 milionë euro në stinor duke nënshkruar kontratën e jetës.

29-vjeçari ka refuzuar transferimin në La Liga te Valencia dhe në Ligue 1 te Marseille duke zgjedhur kampionatin kinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat