Theu rekordin historik, ja çfarë thotë Rooney

Futboll

Theu rekordin historik, ja çfarë thotë Rooney

Më: 7 janar 2017 Në ora: 16:55
Wayne Rooney

Wayne Rooney ka shkruar emrin e tij në librat e historisë të Manchester United, duke u bërë një ndër golashënuesit më të mirë të “Djajve të Kuq”

Kapiteni, Wayne Rooney, me golin e shënuar ndaj Reading ku Manchester Unitedi fitoi 4:0, ka barazuar legjendën e “Djajve të Kuq”, Sir Bobby Charlton me 249 gola të shënuara dhe tani është një gol larg rekordit.

Ai është shprehur tejet i lumtur pas kësaj arritje, teksa nuk ka dashur të flasë për rekordin që mund ta thyejë nga ndeshja në ndeshje.

“Është nder për mua që po luaj për këtë klub dhe barazimi i rekordit të Bobbyt është një moment krenarie. Dua ta shijoj këtë ditë sepse me të vërtetë jam i nderuar”, tha Rooney pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat