Guardiola: Kam gabuar, por kërkoj kohë të përshtatem

Futboll

Guardiola: Kam gabuar, por kërkoj kohë të përshtatem

Më: 8 janar 2017 Në ora: 12:25
Guardiola

Pep Guardiola merr përgjegjësinë e rezultateve që ka arritur Manchester City gjatë pjesës së parë të sezonit. Trajneri katalanas e pranon se mbrojtja me tre ka ndikuar në paraqitjet e grupit të tij duke nxjerrë në pah probleme të mëdha, por ai shton se stili i tij kërkon kohë dhe rezultatet do të vijnë me kalimin e muajve. Me tonin ndjeshëm të ulur pas polemikave të krijuara në përfundim të ndeshjes kundër Burnley për shkak të arbitrimit, Guardiola shton se shpreson që Anglia dhe futbolli ta ndryshojnë atë si njeri dhe filozofinë e tij. Nuk bëhet fjalë për një “mea culpa” por gjithsesi një hap pas në deklaratatat e katalanasit, i cili reflekton për gabimet e bëra.

“Gjatë pjesës së parë të sezonit kemi zhvilluar disa ndeshje të mira por gabojmë shumë, sidomos në mbrojtje. Sigurisht që unë kam gabuar sepse jam ende në procesin e njohjes së lojtarëve. Nuk e di ende me saktësi pozicionin ideal të çdo lojtari në fushën e lojës në mënyrë që ata të japin maksimumin. Ndonjëherë kam idenë të luaj me tre mbrojtës por jo gjithmonë funksionon. Asnjëherë nuk i kritikoj lojtarët sepse e shikoj që ata stërviten shumë dhe vuajnë. Këtë e pamë në ndeshjen ndaj Burnley ku luajtëm për 70 minuta me 1 lojtar më pak vetëm dy ditë pas sfidës sfilitëse në Anfield. Skuadra duhet të mendojë të punojë si një e vetme dhe nuk duhet të jemi gjatë gjithë kohës agresivë. Më duhet të them se jam unë njeriu që duhet t’i ndihmoj dhe t’u tregoj lojtarëve se shpesh herë nuk luajnë mirë dhe përgjegjësia kryesore është imja”.

Teksa pranon gabimet, Guardiola shkon më tej duke analizuar veçoritë e futbollit anglez që ndryshon shumë nga pjesa tjetër e Europës.

“Nuk jam unë njeriu që mund të ndryshoj Anglinë dhe nuk kam asak një qëllim të tillë. Futbolli këtu duhet të më ndryshojë mua. Çdo vend ka një personalitet të tijin dhe mënyrën e vet të të luajturit futboll dhe kjo është fantastike. Psh, në Holandë futbolli ndryshon edhe mes dy qyteteve, Amsterdam apo Roterdam sepse Roterdami është një qytet industrial dhe njerëzit jetojnë në mënyra të ndryshm. Ja pse futbolli është i mrekullueshëm. E kam thënë shumë herë që në fund të fundit futbolli luhet 11 kundër 11 dhe këtu fushat janë disi më të vogla se në vendet e tjera. Në këtë mënyrë, bëhet e vështirë ta interpretosh futbllin në aspektin taktik por unë asnjëherë nuk jam ankuar për këtë”.

Në fund ntë intervistës, Guardiola jep edhe formulën e suksesit që sipas tij do ta nxjerrë nga kjho situatë delikate skuadrën e tij.

“Duhet të kontrollojmë ndeshjet dhe të bëjmë sa më shumë pasime. Kjo nuk është përherë e mundur sepse kundërshtarët janë agresivë por unë mendoj se duhet ta bajmë një gjë të tillë derisa të perfeksionohemi. Janë pasimet çelësi, shumë pasime, vetëm pasime për të dalë nga situatat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat