Robben tremb drejtuesit dhe tifozët e Bayernot

Futboll

Robben tremb drejtuesit dhe tifozët e Bayernot

Më: 8 janar 2017 Në ora: 14:48
Robben

Sulmuesi holandez Arjen Robben tremb drejtuesit dhe tifozët e Bayern Munih, duke thënë se mund të largohet nga skuadra kampione e Gjermanisë në fund të këtij sezoni. Në një intervistë të lëshuar së fundi, Robben ka pranuar se ka dëshirë të provojë një aventurë të rë, jashtë Bundesligës. Holandezi ka mbërritur në Gjermani në vitin 2009 dhe me Bayern ka fituar gjithçka, duke qenë protagonist. Por tashmë 32 vjeç, Robben është shprehur i gatshëm të provojë një aventurë të re, në një kampionat tjetër, pasi kjo është edhe dëshira e familjes.Sulmuesi holandez Arjen Robben, 32 vjeç, synon nje aventure te re ne Amerike, Kine ose vendlindje. “Çdo njeri duhet të vlerësojë i qetë dhe na varësi të situatës të ardhmen e tij. Tani jam te Bayern dhe jam i lumtur, por e ardhmja nuk është e sigurt. Unë kam programuar disa gjëra, kam folur edhe me gruan dhe po mendojmë të ndryshojmë. Kam arritur nivelin më të lartë që ëndërron një futbollist, por dua të shoh se çfarë vjen më pas. Më pelqen të provoj diçka të re, ndoshta në Amerikë dhe Kinë, për të shijuar një përvojë të re. Por ekziston edhe mundësia që të kthehem në Holandë. Nuk përjashtoj asnjë mundësi”, tha Robben për mediat, një lojtar që për vite me radhë ka qenë pikë referimi te Bayern.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat