“Zidane më i mençur se Benitez”

Futboll

“Zidane më i mençur se Benitez”

Më: 8 janar 2017 Në ora: 18:49
Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane

Lizarazu mendon se Zidane po tregohet më i mençur se Benitez sa i përket sjelljes me Ronaldon.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mësuar nga gabimet e Rafael Benitez se si të sillet me Cristiano Ronaldon, kështu mendon Bixente Lizarazu.

Rafael Bneitez nuk kishte aspak marrëdhënie të mira me katër herë lojtarin më të mirë në botë, që dështoi të nxjerr më të mirën nga ai, teksa u shkarkua në fillim të janarit të vitit 2016, ku vendin e tij e zuri Zinedine Zidane.

Tani francezi, Bixente Lizarazu, i cili ka luajtur për më shumë se shtatë vite për Bayern Munich, thotë se Zidane është treguar më i mençur se Benitez me Ronaldon.

“E shoh se si sillet Zidane me Ronaldon, për dallim nga Benitez, i cili e kritikoi atë menjëherë pas arritjes në Madrid. Këso gjëra nuk mund të bëni me më të mirët e botës, jo me një lojtar që të garanton 50 gola në sezon”, tha ai për FIFA-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat