Manaj transferohet në Bundesligë?

Futboll

Manaj transferohet në Bundesligë?

Më: 9 janar 2017 Në ora: 12:25
Rey Manaj

Rey Manaj mund të largohet nga Interi pasi nuk bën pjesë më në planet e Pescares dhe për shkak të problemeve që ka me trajnerin Oddo.

Inter po mendon ta huazojë përsëri talentin e saj për të pasur sa më shumë hapësira.

Pasi fillimisht flitej për ekipin spanjoll Las Palmas, tani duket se e ardhmja e Manajt do të jetë në Bundesligë. Është skuadra Ingolstadt që po kërkon me ngulm huazimin e shqiptarit gjatë merkatos së janarit.

Ingolstadt është në bisedime me Interin dhe pritet të arrijë marrëveshje për huazimin e sulmuesit shqiptar. Në këtë skuadër luan dhe mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat