Terry mund të largohet nga Chelsea

Futboll

Terry mund të largohet nga Chelsea

Më: 9 janar 2017 Në ora: 15:54
John Terry

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, nuk është i sigurt për të ardhmen e John Terryt.

36-vjeçari ka kontratë me Blutë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa ka bërë vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

“Tash jemi në janar. Para së gjithash, këto vendime merren nga klubi, jo vetëm nga unë”.

“Jam i kënaqur me Johnin, sepse ka treguar përkushtim të madh kur kam kërkuar nga ai të luajë, por edhe atëherë kur nuk ka luajtur”.

“Ai po më ndihmon shumë në zhveshtore. Po e dëshmon veten si një lojtar i mirë, mbi të gjitha, si një njeri i mirë”, ka thënë italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat