Iniesta i kërkon falje FIFA-s, ka edhe disa fjalë për lojtarët e Real Madridit

Futboll

Iniesta i kërkon falje FIFA-s, ka edhe disa fjalë për lojtarët e Real Madridit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 17:02
Iniesta e Ronaldo

Lojtarët e Barcelonës munguan në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA, për zgjedhjen e më të mirëve për vitin 2016.

Andres Iniesta u zgjedh në formacionin e më të mirëve për vitin e shkuar.

Mesfushori spanjoll shpjegona arsyen se pse lojtarët e Barcelonës munguan në këtë mbrëmje.

“Unë dua ta falënderoj shumë FIFA-n për shpërblimet (çmimet) që ka dhënë për kolegët dhe mua”.

“Është një krenari dhe kërkoj falje për mosmarrjen pjesë në gala, por kemi një ndeshje vendimtare për sezonin, në Kupën e Mbretit”.

“Ishte një vendim konsensusal mes lojtarëve, trajnerëve dhe klubit. Ne kemi prioritet Kupën e Mbretit, na duhet të përmbysim disavantazhin në ndeshjen e kthimit kundër Athletic Club”.

Sipas gazetës “Marca”, kapiteni i klubit katalanas i ka kontaktuar personalisht lojtarët Real Madridit, duke u kërkuar falje për mungesën e tij në mbrëmjen e Cyrihut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat