Infantino arsyeton Kampionatin Botëror me 48 skuadra

Futboll

Infantino arsyeton Kampionatin Botëror me 48 skuadra

Më: 10 janar 2017 Në ora: 17:53
Infantino

Kampionati Botëror në futboll do të organizohet me 48 kombëtare dhe kjo është më e mirë prej më të mirave për kombëtaret që kanë fuqi më të vogël për t’u kualifikuar. Ndërkaq, kjo zgjedhje është shpjeguar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një konference për shtyp. “Jam i lumtur sepse është një vendim i marrë në unanimitet. Në Kupën e Botës do të jenë 48 skuadra, me 16 grupe nga tre ekipe. Do të kualifikohet dy të parat e çdo grupit dhe do të luhen 1/16-t e finaleve, më pas 1/8-t e kështu me radhë me eliminim të drejtpërdrejtë. Në fund, skuadra fituese do të ketë luajtur 7 ndeshje, aq sa tani. Kupa e Botës 2026 do të zgjasë 32 ditë dhe do të luhet në 12 stadiume”, tha Infantino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat