Ronaldo shpreh zhgënjimin e tij

Futboll

Ronaldo shpreh zhgënjimin e tij

Më: 11 janar 2017 Në ora: 15:34

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, ka shprehur zhgënjimin e tij me një shaka të Michael Owen, të cilën anglezi e ka bërë në lidhje me peshën e tij në Twitter, ndërsa Roberto Carlos i ka dhënë mbështetje ish-shokut të skuadrës së tij.

Owen dhe Ronaldo, që të dy kanë marrë pjesë në një ceremoni, të mbajtur para ndeshjes së Real Madridit ndaj Granadës, më 7 janar. Dy ish-fituesit e “Topit të Artë”, së bashku me Zinedine Zidane, Luis Figo dhe Raymond Kopa, ishin dëshmitarë të paradës së Cristiano Ronaldos me trofeun e tij të katërt, të tillë, në “Bernabeu”. Owen hodhi pak më vonë një “tweeted”: “Unë mendova se ishte duke shtuar në peshë derisa pashë bashkëlojtarin tim të vjetër, Ronnie!”Por Ronaldo, i cili shënoi 104 gola në 177 ndeshje për Real Madridin, fitoi dy tituj në La Liga, duket se ka mbetur i fyer me komentin e njeriut, me të cilin ka luajtur në sezonin 2004-2005. Në thonjëza, të raportuara nga “As”, ai tha: “Unë jam i tronditur se sa shumë rëndësi në botën që ne jetojmë ka pesha ime. Nuk e di pse ajo është aq e rëndësishme, të jem i sinqertë.” Roberto Carlos, i cili, gjithashtu, ka luajtur me Real Madridin në sezonin kur Owen shënoi 16 gola në 45 ndeshje, ishte më i hapur në kritikën e tij për ish-sulmuesin e Liverpool dhe Newcastle: “Mua nuk më pëlqejnë këto lloj shakash. Ronaldo është një mik shumë i mirë i imi dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kur flet për Ronaldon ka shumë gjëra për të evidentuar, por kurrë të merresh me trupin e tij. Ai ka një zemër shumë të madhe.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat