Bare shprehet i lumtur që luajti për Atletico Madridin

Futboll

Bare shprehet i lumtur që luajti për Atletico Madridin

Më: 11 janar 2017 Në ora: 17:21
Bare në veprim

Futbollisti shqiptar, Keidi Bare, shijoj 12 minutat e fundit në fanellën e Atletico Madridit e cila befasisht në konak të saj humbi me rezultat 3:2 nga Las Palmasi, në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit në Spanjë. Atletico falë fitores në ndeshjen e parë me 2:0 u kualifikua më tutje. Futbollisti i talentuar shqiptar është jashtëzakonisht i lumtur që u paraqit në klubin me renome, duke shkruar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Instagram: “Falënderoj shtabin teknik për këtë mundësi që më dha. Jam shumë krenar që bëj pjesë në këtë klub”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat