Mourinho e do Griezmannin në verë

Futboll

Mourinho e do Griezmannin në verë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 17:34
Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i gatshëm për një transfer të madh gjatë verës.

Nuk dihet nëse Djajtë e Kuq do të inkuadrohen në treg në këtë afat kalimtar, por është e sigurt se gjatë verës do të blejnë një emër të madh.

Shënjestra kryesore është sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, të cilin klubi anglez është duke e monitoruar qe një vit.

Strategu portugez dëshiron ta freskojë skuadrën për ta kërkuar titullin e Ligës Premier në sezonin e ardhshëm.

Mourinho mendon edhe për fazën mbrojtëse, ku Tiemoue Bakayoko (Monaco) është në plan.

“Jam i bindur se në këtë afat dimëror do të jemi shitës dhe jo blerës. Duam të grumbullojmë funte për ta forcuar sulmin verës, ashtu siç kemi bërë këtë vit me katër lojtarë”, ka deklaruar portugezi për Sport TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat