Numri i golave të shënuar nga MSN së bashku tejkalon çdo parashikim

Futboll

Numri i golave të shënuar nga MSN së bashku tejkalon çdo parashikim

Më: 12 janar 2017 Në ora: 10:47
Suarez, Messi e Neymar

Prej se kur është bërë bashkë treshja MSN ata së bashku kanë shënuar 302 gola së bashku, duke u futur në histori të Barcelonës dhe futbollit. 

Luis Suarez e hapi ndeshjen duke e shënuar golin e 300 për MSN, ndërsa për të ishte goli i 100 me fanellën e Barcelonës.

Ai këtë e arriti pas 120 ndeshjeve, që i bie të ketë një mesatare të mahnitshme goli.

Messi ka shënuar më shumë. Ai ka shënuar 125 gola prej se MSN është bashkë, ndërsa Neymar është ndalur në numrin e 77 golave.

Suarez ka shënuar 16 gola në këtë sezon, ndërsa goli ndaj Bilbaos është goli i parë në Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat