Lajm i keq për Kosovën dhe Shqipërinë

Futboll

Lajm i keq për Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: K.Goca Më: 12 janar 2017 Në ora: 11:44
Kosova para një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës humb një pozicion në renditjen e përgjithshme të asociacionit më të lart Botëror, FIFA. Në renditjen më të re e cila u publikua sot Kosova zbret nga vendi i 165-të në atë të 166-të dhe ka vetëm 135 pikë. Pa dyshim ky është një lajm i keq por në anën tjetër, nuk ishte zhvilluar asnjë ndeshje deri më tash as miqësore as zyrtare. Kombëtarja e Shqipërisë bie për dy pozita, e cila tani renditet në vend të 51-të, ndërsa ka 618 pikë të grumbulluara.  Faqja zyrtare e FIFA-s shkruan se me vetëm 12 ndeshje të luajtura së fundi ka pak ndryshime për janar nga ajo e dhjetorit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat