Ibrahimoviç: Pushtova Anglinë...

Futboll

Ibrahimoviç: Pushtova Anglinë...

Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:04
Ibrahimoviç

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, është në formën më të mirë dhe pretendon se do të bëjë gjëra të mëdha me Manchester Utd në kampionatin anglez. Ibrahimoviç si gjithmonë, ka një vetëbesim befasues. Sulmuesi i “Djajve të kuq” mendon se nuk ka asnjë synim të parealizuar, përveç shpalljes kampion në Premier League. 35-vjeçari ka shfaqur klasin e tij që kur la PSG-në për t’u transferuar në “Old Trafford” dhe deri tani ka shënuar 13 gola në kampionat, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë aktual në ishull, Diego Costa (Chelsea). Futbollisti së fundmi siguroi se është i përqendruar vetëm te suksesi i skuadrës, e cila ka nëntë fitore radhazi në të gjitha gara. “Nuk po ndjek askënd. Po ndjek trofeun kryesor, Premier League-n. Ky është synimi im. Gjërat individuale vijnë si pjesë e objektivit kryesor, sepse është si një shpërblim për çdo futbollist. Synimet individuale i kam arritur në tre muaj. Pushtova Anglinë dhe mu deshën tre muaj”, tha Ibrahimoviç që përgatitet për sfidën e madhe të së dielës së 15 janarit (e diel, në orën 17.00), të cilët në “Old Trafford”, e vlefshme e javës së 21-të.

Ai është i bindur se do të vazhdojnë me serinë e fitoreve dhe gradualisht t’i afrohen liderit Chelsea. Mancheter Utd është në vend të gjashtë me 39 pikë ose ka dhjetë me pak se lideri i kampionatit, që në shikim të parë duket epërsi e lartë, por në anën tjetër jo edhe aq e madhe, kur dihet se kjo mund të shkrihet shpejtë siç ndodh shpesh në Premier League. Ibra është optimist se do të mposhtin Liverpoolin, kjo e fundit mban vendin e dytë me 44 pikë. “Periudha e fundit prej një muajsh e gjysmë ka treguar se po ecim në rrugën e duhur. Diferenca me rivalët ka qenë më e madhe, por tani është më mirë. Po presim që skuadrat e tjera të bëjnë gabimet e tyre dhe ne do të jemi aty. Trajneri ka gjetur një bazë të mirë për ekipin. E kam thënë edhe në fillim se pak nga pak do të përmirësohemi”, ka thënë Ibrahimoviç. Prandaj, Premier League ka marrë një atraktivitet sa i përket luftës për titull për faktin se gjashtë skuadra janë në garë për titull, si Chelsea që ka 49 pikë, Liverpooli 44 pikë, Manchester City e Tottenham 42 sosh, Arsenali 41, Manchester Utd 39 pikë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat