Thomas Muller ka gjetur mënyrën më gjeniale për të shmangur gazetarët.
Sulmuesi gjerman, i cili nuk ishte në humor t’i përgjigjej pyetjeve të tyre, është shtrirur sikur po fliste në telefon – duke përdorur pashaportën e tij.
Duket se truku ka funksionuar me sukses pasi asnjë nga reporterët nuk i drejtoi mikrofonin.
Muller nuk po kalon një periudhë të mirë te Bajerni me ardhjen e Ancelottit dhe pakënaqësinë më të madhe e shprehu pas ndeshjes me Rb Leipzig, ku qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.