Milan kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Futboll

Milan kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 23:00
Milan - Torino

Milani ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi e mposhti 2:1 Torinon

Milani i Vincenzo Montellas ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2017. Kuqezinjtë kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e mposhtën 2:1 Torinon në “San Siro”.

Milan e nisi keq ndeshjen duke pësuar gol në minutën e 27’të, Andrea Belotti kaloi mysafirët në epërsi.

Por, Milani e nisi furishëm pjesën e dytë ku përmbysi rezultatin brenda 3 minutave. Fillimisht Juraj Kucka shënoi në minutën e 60’të për 1:1, para se tre minuta më vonë të shënojë Giacomo Bonaventura për 2:1, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, duke kaluar kështu Milanin në çerekfinale të Kupës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat