Kantona: Zlatan më i keq se unë…

Futboll

Kantona: Zlatan më i keq se unë…

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:06
Kantona

Erik Kantona ka shprehur dëshirat e tij për 2017-ën në një mënyrë shumë … “Kantoneske”.  Si gjithmonë është shfaqur i ulur në një kolltuk duke mbajtur një bastun në dorë dhe me këmishën të zbërthyer. Ashtu si pamja edhe komentet e tij gjithnjë “trazojnë ujërat”…“Në vitin 2017, pas një mbretërimi të gjatë, më në fund heq dorë nga titulli im i nderit “lojtari më thumbues ndaj gazetarëve”.  Zlatan është trashëgimtari im natyral dhe ai do të marrë trashëgiminë time.  Unë u kam shkaktuar shumë siklete atyre, por ai i bën të hanë baltë. Respekt për Zlatan! “, ka sulmuar sërish gazetarët ish-legjenda e Manchester United. Kur Zlatan mbërriti në Manchester, Kantona e sfidoi duke i thënë se ai nuk do të mundej kurrë t’i merrte statusin e mbretit në “Old Trafford”.  Suedezi si gjithnjë origjinal iu përgjigj se synimi i tij ishte të bëhej Zot dhe jo mbret. Në 19 ndeshje në Premier League më fanellën e Djajve të Kuq, gjiganti nordik ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 3 pasime vendimtare, raporton telesport.  Zlatan Ibrahimoviç tashmë është vlerësuar nga Kantona dhe në këtë pikë mbetet veç të shihet nëse ky nderim do të kënaqë egon e suedezit apo jo…Kantona: Zlatan më i keq se unë…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat