“Shfryn” Skënderbeu, fiton 3-1 me Sumqayit

Futboll

“Shfryn” Skënderbeu, fiton 3-1 me Sumqayit

Më: 13 janar 2017 Në ora: 23:30
Skënderbeu fiton 3-1 me Sumqayit

Skënderbeu shpërthen në miqësoren e dytë të zhvilluar në Antalia të Turqisë. Kampionët e Shqipërisë fituan thellë 3-1 me skuadrën nga Azerbajxhani, Sumqayit me gola të Hamdi Salihit, nigerianit Carles dhe iranianit Karimi. Pas testit pozitiv me Bursasporin, ekipi korcar dominoi në lojë gjatë gjithë 90 minutëshit, duke shkëlqyer sidomos në fazën sulmuese. Daja hodhi në fushë që nga minuta e parë formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa gjatë pjesës së dytë u dha mundësinë e aktivizimit lojtarëve të stolit dhe prurjeve të merkatos.

Gjatë pjesës së parë gjeti rrugën e rrjetës Hamdi Salihi që i shtirë përtokë arriti ta shtynte topin drejt rrjetës në minutën e 20-të.

Skuadra e Ilir Dajës ishte më konkrete në lojë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë që mbajnë firmën e Karimit dhe Carles, dy lojtarë të talentuar që iu bashkuan skuadrës në fazën përgatitore. Në të 80-ën Gavazaj rikuperon një top në zonën e Skënderbeut dhe avancoi i vetëm drejt portës kundërshtare. Në momentin e duhur pason për Karimin e cili dyfishon shifrat. Vetem 2 minuta me vonë, sulmuesi i ardhur se fundmi në provë, Carles shënoi dhe golin e tretë pas një veprimi mjaft të bukur të Idrizaj në krahun e djathtë. 2 minuta para fundit të takimit, skuadra azere shënoi golin e nderit, që shërbeu thjesht për të ngushtuar diferencën në 3-1

Takimi i fundit miqësore në Antalia do të luhet ndaj skuadrës kampione të Azerbajxhanit, Qarabagut, pjesë e së cilës edhe edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ansi Agolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat