Spektakël në “Da Luz”, Benfika barazon 3-3 me Boavistën

Futboll

Spektakël në “Da Luz”, Benfika barazon 3-3 me Boavistën

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:11
ilustrim

Boavista shpërdoroi një avantazh prej tre golash në pjesën e parë ndaj Benfikës, duke i kthyer me vetëm një pikë nga transferta me kryesuesit e Ligës së Parë të Portugalisë. Në “Estadio da Luz” sfida nisi keqpër vendasit që u ndëshkuan tri herë brenda 25 minutave lojë. Në të 14-ën Medeiros hapi serinë e golave për skuadrën nga Porto, ndërsa De Lima realizoi të dytin për miqtë pas asistit të autorit të golit të parë.

Schembri i coi shifrat në 0-3 në të 25-ën, por skuadra e Benfikës gjeti forca për të reaguar që në pjesën e parë, teksa Mitroglu shkurtoi diferencën në 1-3 në minutën e 41-të.

Në minutën e 53-të Jonas u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për shifrta 2-3, ndërsa  në të 68-të Espinho shënoi autogol duke kthyer ekulibrat në rezultat. Me gjithë përpjekjen e Benfikës për të gjetur golin e fitores, rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura të lojës. Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit pati momente tensioni mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Pavaërisht se nuk mori pikët maksimale në shtëpi, Benfika mbetet më krye të klasifikimit me 42 pikë, 7 më shumë se Porto që luan këtë të dielë me Moreirensen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat