Laci debuton me Levadiakos

Futboll

Laci debuton me Levadiakos

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:13
Qazim Laci

6 ditë pas zyrtarizimit tek Levadiakos, Qazim Laci ka debutuar me fanellën e re. Mesfushori i 21-vjecarëve të Shqipërisë e ka nisur nga stoli transfertën ndaj Verias, sfidë të cilën Levadiakos e humbi me rezultatin 2-0. Mesfushori nga Peshkopia hyri në fushën e lojës në minutën e 75 në vend të Kapsaskis, me shpresën për të ndryshuar rrjedhën e kësaj sfide. Me rezultatin e vendosur që në minutën e 46, Laci nuk mundi të bëjë asgjë në sfidën direkte për mbijetesë.

Trajneri Ratko Dostanic bëri një zëvendësim kokë më kokë, teksa kishte preferuar nga minuta e parë 20-vjecarin Kapsaskis, që duket se do të jetë rivali i Lacit për një vend në formacion. Kjo është skuadra e dytë në futbollin grek për futbollistin që më 19 janar mbush 21 vjec, teksa është një produkt i skuadrës më të madhe në futbollin helen, Olimpiakos. Aventura tek Levadiakos në super ligën greke është një pikë nisje për mesfushorin, pas aventurës aspak pozitive me APOEL Nicosia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat